Aplikacion
Të afërm dhe familjarë të 27-vjeçarit kanë hedhur poshtë versionin se 17-vjeçarja i ka dhënë fund jetës pasi djali i tyre akuzohet se i vodhi kasafortën kunatës, ndërsa kanë publikuar disa biseda të fundit të viktimës. Joq ka nxjerrë disa biseda audio të adoleshentes, e cila shfaqet e indinjuar me sjelljen që familja bën ndaj saj, madje i akuzon ata edhe për dhunë.
Familjarë të djalit kanë akuzuar drejtpërdrejtë familjen e 17-vjeçares, se ditën e ngjarjes e kanë dhunuar aq shumë, saqë ajo ka pirë fostoksinë. Madje ata thonë se familja e saj nuk e kishte dërguar as në spital vajzën, edhe pse kjo e fundit kërkonte ndihmë.
Familjarët e Kristianit pohuan se i riu kishte marrë përsipër një faj që nuk e ka kryer pasi ato para do i përdorte për të nisur një jetë të re me të fejuarën e tij.