zoom

Bota

U vaksinua me AstraZeneca, pas disa ditësh ndërron jetë mësuesja 46-vjeçare!

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Palermo, teksa një mësuese ka ndërruar jetë 11 ditë pasi kishte kryer vaksinën Astrazeneca. Profesoresha 46-vjeçare e shkencave në Institutin “Don Bosco” në Palermo, Cinzia Pennino, ndërroi jetë në mënyrë të dyshimtë disa ditë pasi kishte marrë vaksinën e shumë komentuar. Në rrethin e saj shoqëror dhe të punës, ajo njihej si një mësuese me një zemër të madhe, e mençur, bujare dhe e përkushtuar plotësisht në misionin e saj. Pas vdekjes së mësueses, 11 ditë pasi kishte marrë vaksinën Astrazeneca, prokuroria ka nisur hetimet për të mësuar shkaqet e vërteta që i kushtuan jetën 46-vjeçares. Sipas drejtorit të spitalit ku ishte shtruar mësuesja, pacientja kishte ardhur në gjendje shumë të rënduar në ambientet e spitalit.

Pacientja arriti në Poliklinikën Paolo Giaccone në Palermo, më 24 Mars në kushte shumë kritike, me trombozë të theksuar. Pas trajtimit që mori në këto ambiente, pacientja u transferua në Njësinë e Kujdesit Intensiv ku mori ndihmën e nevojshme por më pas ndërroi jetë./JOQ/