Aplikacion
Si pjesë e këtij kasti ishte edhe blogerja Sara Hoxha, e cila tashmë është bërë mjaft e dashur për publikun, dhe arriti të sigurojë edhe një rol në film si aktore.
Por ajo që ra në sy nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale ishte mosprania e Ledrit në këtë eveniment tepër të rëndësishëm për karrierën e Sarës.
Në një moment Bleni Salaj e pyet atë nëse Ledri do të jetë i pranishëm, ndërsa Sara ia ktheu “ të shohim”. Por mesa u vu re Ledri nuk u shfaq fare në tapetin e kuq.
Menjëherë në rrjet kanë nisur aludimet. Disa shprehen se ai duhet të ishte përkrahë Sarës për ta mbështetur atë ndërsa të tjerë e “justifikojnë” me faktin se nuk ka dashur të marr vëmendjen e partneres, duke qenë se ky është një moment i rëndësishëm për të.
Ledri gjithashtu ka qenë pjesë e portaleve së fundmi për shkak të një debati me këngëtaren Dafina Zeqiri, e shumë prej fansave mendojnë se ka dashur ti shmanget një interviste për këtë temë.
Megjithatë Sara duket se shkëlqeu edhe vetëm në tapetin e kuq, ndërsa marrëdhënia e çiftit mbetet për tu parë në vazhdim./ zoom.al/