Aplikacion
Shkak i sherrit kanë qenë disa postime në rrjetet sociale.
Fillimisht të rinjtë janë konfliktuar me fjalë dhe më pas kanë përdorur armë të ftohta.
17-vjeçari ka thënë se gjithçka nisi pas disa fotove të publikuara nga ana e autorit në rrjetet sociale, të cilat i përkisnin familjes së tij dhe shokëve.
“Sherri filloi për disa foto që po shpërndaheshin në rrjetet sociale, ishin fotot e mia dhe të shokëve të mi. Ky konflikt kishte nisur që para një muaji dhe ne kishim njoftuar oficerët e shkollës. Sot në mëngjes ndodhi që ai më qëlloi. Më gjuajti katër herë në shpatull, ndërsa profesoresha erdhi dhe na ndau. Ndihem i rrezikuar dhe kërkoj vetëm drejtësi,” tha Xhafaj.