Aplikacion
“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë sekuestroi 30 pasuri në Himarë të regjistruara në emër të shtetasve J.J. dhe K.J. nën hetim për veprat penale ‘Falsifikimi i Dokumenteve’ e kryer më shumë se një herë dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Në kuadër të procedimit penal nr.51 të vitit 2021, sqarohet se nga hetimi u konstatua se gjatë hetimeve, pronat në total 247.000 metra katrorë në Himarë, me një vlerë rreth 35 milionë euro, janë përfituar nga personat e mësipërm nëpërmjet dokumente të falsifikuara.
“Gjatë hetimeve, Prokuroria arriti të provojë se dokumenti kryesor që ka shërbyer për regjistrimin dhe përvetësimin e këtyre pronave në Gjykatën e Apelit Vlorë, ka rezultuar i falsifikuar. Për rrjedhojë, me kërkesë së prokurorisë, gjykata vendosi sekuestro preventive të 30 pronave në Zonën Kadastrale 1592 në Himarë”, bëhet me dije. /ZOOM.AL/
Trump emëron këshilltarin e vjetër Keith Kellogg, si të dërguar special për Ukrainën dhe Rusinë