zoom

Aktualitet

U përfshinë në aksident, shoferi dhe 3 pasagjerët përplasen nga makina pasi dalin nga mjeti! Vdes 28-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës rreth orës 05:05 të mëngjesit të sotëm.

 

28-vjeçari me iniciale G. M., raportohet se ka humbur kontrollin e mjetit, ku udhëtonte së bashku me 3 persona, dhe është përplasur me trafikndarësen.

Pasi ka dalë nga makina, shoferi dhe 3 pasagjerët teksa po qëndronin në rrugë, janë përplasur nga një automjet tjetër, që drejtohej nga shtetasi me iniciale I. L.

Për pasojë, 28-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa 3 pasagjerët në automjetit të tij janë dërguar në spital për mjekim.

Ndërsa shoderi i makinës tjetër është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme proceduarale

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 05:05, në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasi G. M., rreth 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen.

Pasi ka dalë dalë nga automjeti, bashkë me 3 pasagjerët, gjatë kohës që qëndronin në rrugë, ata janë përplasur nga automjeti me drejtues shtetasin I. L.

Për pasojë, shtetasi G. M. ka humbur jetën, ndërsa 3 pasagjerët e automjetit të tij janë dërguar në spital, për mjekim.

Shtetasi I. L është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme proceduarale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Postime të lidhura