zoom

Lajme

U paraqit në SPAK, zbardhet letra që Berisha i la Altin Dumanit

Kryedemokrati Sali Berisha ka zbardhur letrën që i la oficerit të policisë gjyqësore për kreun e SPAK, Altin Dumani, pasi u paraqit në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Berisha në letër e quan drejtuesin e SPAK, Altin Dumani “kreun e organizatës kriminale” që sipas tij zbaton politikën e Shqipërisë pa opozitës “të monstrës Xhorxh Soros dhe kukullës së tij në Tiranë”, referuar Ramës.

Kreu i PD-së  thekson se kjo politikë dështoi në SHBA dhe të njëjtin fat do ketë në Shqipëri.

Berisha: “Pasi u paraqita, i lashë Altin Lalës letrën që vijon:

Kreut të kësaj organizate kriminale, Altin Dumani, që zbaton politikën e Shqipërisë pa opozitës të monstrës Xhorxh Soros dhe kukullës së tij në Tiranë. Por kjo politikë dështoi në SHBA dhe të njëjtin fat do ketë në Shqipëri.

Firmosur, Sali Berisha”.