zoom

Aktualitet

U nxorren nga zjarrfikësit, tre persona të plagosur në një aksident në Maliq

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Bilisht ne Maliq.

Pranë kryqëzimit të fshatit Plasë në afërsi të Maliqit, janë përfshirë në një aksident mjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin B. C., me mjetin tip “Renault”. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Renault” dhe një pasagjer i tij, si edhe një pasagjere e mjetit tip “Toyota”, të cilët u transportuan në Spitalin e Korçës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Për nxjerrjen e dy prej të lënduarve nga makina është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, pasi ata ishin bllokuar brenda mjetit.