zoom

Aktualitet

U mbyt bashkë me 3 fëmijët, Alma përcillet në banesën e fundit në Durrës e larg të vegjëlve të saj

Është përcjellë sot për në banesën e fundit Alma Arrazi (Bushati), 38-vjeçarja e cila u hodh bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna më 2 Maj në gjendje të rënduar psikologjike, dhe të katërt humbën jetën.

Trupat e tyre u gjetën pas 4 ditësh kërkime intensive në lumenj dhe det.

Në një ceremoni të vogël mortore, ku morën pjesë familjarët e saj, Alma u përcoll në banesën e fundit në Durrës, shumë kilometra larg nga fëmijët e saj, të cilët do të prehen në Shkodër.

39-vjeçarja është varrosur pranë nënës së saj, me kërkesë të familjes së saj. Një ceremoni private dhe familjare, ku kanë munguar njerëzit e bashkëshortit, i cili shihet si shkaktar dhe është i arrestuar nga policia për dhunë në familje. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura