zoom

Aktualitet

U la në burg nga GJKKO, Vangjush Dako në qeli me Alqi Bllakon në paraburgimin e Durrësit

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, i cili u la në burg nga GJKKO, do të qëndrojë në një qeli me ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako.

Dako, i akuzuar për shpërdorim detyre, transferua në paraburgimin e Durrësit pasi togat e zeza dhanë masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij pas 6 orësh seancë.

Ndërkohë Alqi Bllako akuzohet si i përfshirë në aferën e inceneratorit të Elbasanit dhe SPAK ka kërkuar ndaj tij dënimin me 4 vite burg.

Nga gjykimi i shkurtuar nëse kërkesa e prokurorisë pranohet nga GJKKO, dënimi shkon në 2.8 vite burg.