Aplikacion
Në një intervistë për Vizion Plus, Tabaku nuk la të kuptohej për ndonjë hatërmbetje me kryetarin e PD-së, Sali Berisha madje tha se beson se do të jetë një nga kandidatet më të votuara.
Tabaku tregoi fushat kryesore ku do të fokusohet në betejën elektorale, ku ndër të tjera përmendi luftën ndaj korrupsionit, denoncimet, ekspozimin e aferave socialiste, betejën për taksat, ekonominë, qoftë për pensionistët, qoftë për të punësuarit.
“Kjo është një garë që unë do ta fitoj lehtë, për faktin që jam deputete e qytetit të Tiranës prej kohësh, e njoh mirë zonën e këtij qyteti, e njoh dinamikën. Nuk është e paarritshme. Në këto 3 vite me sfida shumë të vështira, unë e kam pasur fokusin në opozitarizmin dhe në betejën me kundërshtarin.”- u shpreht deputetja.
Sa i përket deklaratave të 3 vite më parë kur tha tha se ishte dita e fundit e Berishës në politikë, Tabaku tha se kjo nuk ka ndikuar në marrëdhënien e tyre.
“Besoj se jo, jam treguar shumë e kujdesshme. Diskutimet që kam pasur me të, e kuptoj që çdo gjë është pjesë e së shkuarës. Pastaj ka pasur edhe persona që kanë bërë deklarata më të rënda.”- tha ajo.