zoom

Bota

U gjet i vdekur në banjën e Tetovës, 16-vjeçari dyshohet se u vra nga e dashura e tij

Edhe pse në mëngjes dyshohej për vetëvrasaje, pas hetimeve, 16-vjeçari i gjetur i pajetë në banjën e Tetovës mendohet se është vrarë nga e dashura e tij.

Sipas informatave të “Alsat”, një person është arrestuar në dyshime për vrasje të të miturit, e bëhet fjalë për një vajzë e lindur në vitin 2005.

Hetimet vazhdojnë, pasi dyshohet se e mitura ka bashkëpunuar me një person tjetër.