zoom

Bota

U gjend pas 10 vitesh! Historia e çiftit Henderson dhe maçokut të humbur

Një maçok i zhdukur për 10 vjet është ribashkuar me pronarët e tij. Forbes ishte zhdukur në Aberdeen në 2011, duke i lënë Neil dhe Lucy Henderson të shqetësuar.

SPCA skoceze i thirri, pasi një mace e hollë u vu re në Aberdeen dhe një skanim i mikroçipit çoi tek pronarët. Ai u gjet më pak se dy kilometra nga vendi ku ishte zhdukur.

Tani që jetojnë në Edinburg, pronarët janë të kënaqur që kanë 12-vjeçarin Forbes në jetën e tyre.

Ata kishin kërkuar maçokun e tyre për muaj me radhë pasi ai ishte zhdukur
Henderson tha: “Kur Forbes u zhduk për herë të parë në Mars 2011, ne ishim të shqetësuar. Ne e kishim atë që kur ishte një kotele dhe kishim një lidhje kaq të veçantë. Ai ishte një karakter kaq unik dhe miqësor, ne absolutisht e donim atë”

“Miku ynë bëri postera dhe ne shkuam derë më derë në zonën ku jetonim në Rosemount. Ne u kërkuam njerëzve të kontrollonin garazhet dhe kasollet pasi menduam se ai mund të ishte mbyllur brenda.

“Pas tetë apo nëntë muajsh, me shumë trishtim na është dashur të kuptojmë se më e keqja mund të ketë ndodhur.”
Zoti Hederson shtoi se “u pushtua nga emocionet” kur mësoi se Forbes ishte gjetur.

“Ne udhëtuam për në Aberdeen të nesërmen dhe kur e nxorrën jashtë, e njoha menjëherë. Forbes më dha një përqafim të madh, kështu që shpresoj se edhe ai na kujtoi ne. Për momentin, ne po e prezantojmë atë gradualisht me dy qentë dhe dy macet tona.Ne kurrë nuk kishim menduar se do ta shihmim përsëri”, tregoi çifti.