zoom

Aktualitet

U dogj nga ish-bashkëshorti me benzinë, si është gjendja e 31-vjeçares

Melisa Trëndafili, e cila u dogj me benzinë nga ish-bashkëshorti i saj Bledar Trëndafili në Korçë vijon të mbahet nën monitorim intensiv nga mjekët e repartit të djegie-plastikës në QSUT.

Momentalisht mësohet se gjendja e 31-vjeçares është e qëndrueshme.

E reja sipas asaj çka thonë mjekët e QSUT ka pësuar djegie në 35% të trupit, në fytyrë, qafë dhe gjymtyrë.

Sipas mjekëve të QSUT-së, ndërhyrja e shpejtë e kolegëve të tyre fillimisht në spitalin e Korçës ka qenë vendimtare për jetën e 31-vjeçares.

Pasditen e të shtunës Bledar Trëndafili i vuri flakën gruas, dyshohet për motive xhelozie.

Bledar Trëndafili i ka telefonuar Melisës dhe pasi ka dalë te porta e banesës ku ajo po qëndronte e ka spërkatur ish-bashkëshorten e tij me benzinë dhe i ka vënë dhe flakën.

Ka qenë një e moshuar banore e zonës, e cila ka ndihmuar në shuarjen e flakëve në rrobat e trupit të 31-vjecares.

Ndërkohë autori 45-vjeçar i kësaj ngjarjeje nuk është kapur ende./ Zoom.al