Aplikacion
Ngjarja e rëndë ndodhi në bulevardin “Republika” në Korçë, ku Bledar Trëndafili dogji me benzinë bashkëshorten Melisa Trëndafili, me të cilën ishte në proces divorci.
Nga dita e ngjarjes, policia ka patur kontakte me familjarë e të njohur, ndërsa kërkimet u shtrinë edhe në kryeqytet.
Gjatë kësaj kohe, Bledar Trëndafili ka qëndruar i fshehur në zona të ndryshme të qarkut, ndërsa sot është kthyer në lagjen nr 4, atje ku u kap menjëherë nga forcat e policisë.