zoom

Lajme

U arrestua në Zvicër, rrëfehet Tayna: Kisha frikë

Reperja e famshme Tayna ka rrëfyer një eksperiencë aspak të këndshme në territorin e Zvicrës.

Në një intervistë të dhënë për Prive, Tyna tregon se disa kohë me parë ajo është arrestuar në kufi dhe ka qëndruar në burg për 5 orë.

E pyetur nga gazetarja mbi këtë eksperiencë, Tayna thotë se ka qenë koha e pandemisë ndërsa ishte duke kaluar në kufi kur u ndalua për kontroll.

Ajo tregon se nuk e lejonin që të lëvizte dhe e kanë futur në burg për 5 orë derisa eerdhi policia e zonës për ta marrë në pyëtje. Ajo tregon se u frikësua pasi mendonte se do t’i ndalonin hyrjen për të Zvicër.

”Në Zvicër isha. Ishte koha e pandemisë. Nuk u lejohej që të lëvizje. Unë kam pasur një makinë, po nuk ishte e imja. Nuk e dija se kush e kishte makinën. Më kontrolloi një vajzë e doganës, më pyeti nga ke ardhur ku po shkon. Më tha të prisja sa të vinte policia. Kam pritur 5 orë në burg, derisa erdhi policia e zonës që të më bënte pyetje. U friksova, ndoshta s’më lejojnë të vij më në Zvicër”, tha Tayna.

Postime të lidhura