Aplikacion
Lajmin e tërmetit e ka raportuar EMSC. Lëkundjet u regjistruan në orën 08:55 me orën lokale në një thellësi prej tetë kilometrash.
Tërmeti është regjistruar 30 kilometra nga Besni, 55 kilometra nga Kahramanmaras.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale, por paniku është i madh. Ekspertët kanë dhënë alarmin mbi Stambollin, si zona tektonike më e ndjeshme e vendit dhe që mund të pësojë ndryshime gjeologjike në të ardhmen. /ZOOM.AL/