zoom

Aktualitet

Turistët ia mbathën pa paguar, Ambasada Italiane del me njoftim: Shkuam në Berat dhe paguam faturën

Ambasada e Italisë në Shqipëri thotë se ka paguar sot faturën e darkës që konsumuan katër turistë italianë në Berat, të cilët u larguan pa e paguar.

Në një njoftim në rrjetet sociale, Ambasada Italiane thotë se ka shlyer faturën, sipas porosisë së kryeministres Giorgia Meloni, duke shtuar se uron që raste të tilla të mos përsëriten.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Incidenti u bë viral, pas denoncimit të restorantit në rrjetet sociale, për mospagesën e faturës prej 80 euro nga turistët italianë dhe shumë shpejt u pasqyrua në mediat vendase dhe ato ndërkombëtare.

“Sipas porosisë së Kryeministres Giorgia Meloni, kryem pagesën e llogarisë së lënë pa paguar nga një grup turistësh italianë në një restorant në qytetin e Beratit. Italianët u përmbahen rregullave dhe i shlyejnë detyrimet e tyre dhe urojmë që ndodhi të tilla të mos përsëriten më,”- njofton Ambasada Italiane në Tiranë./Zoom.al