zoom

Lajme

“Trump, turpi i qytetërimit”- Si ndryshoi retorika e Ramës, nga sulmi tek urimi për fitoren e zgjedhjeve në SHBA

“Trump, turpi i qytetërimit”, kështu e konsideronte kryeministri Edi Rama presidentin e ardhshëm të SHBA-ve në një intervistë të dhënë në vitin 2016 për Foreign Policy.

“Unë do të shpresoja shumë që ai do të kuptonte se ajo për të cilën po flet nuk është aspak një mënyrë për ta bërë Amerikën përsëri të madhe, por po e turpëron Amerikën në sytë e botës dhe në sytë e të gjithë atyre që e shohin Amerikën si qytetin e ndritshëm në botë. kodrën”, tha kreu i qeverisë.

Ndërsa shtoi se: “Ai po shfrytëzon zbrazëtinë e mungesës së informacionit, mungesës së edukimit, [dhe] mungesës së kulturës për fetë, për besimet.”

Gjithashtu Rama në një intervistë për CNN, po në vitin 2016, u shpreh se ka frikë se çfarë mund të ndodhë me Amerikën nëse Donald Trump zgjidhet president.

“Zgjedhja e Trump do të dëmtonte Amerikën”, u shpreh kryeministri shqiptar.

Në intervistën që dha për gazetarin e njohur të CNN, Richard Quest, Rama tha në atë kohë se “deklaratat që dëgjohen kohët e fundit nga Trump janë frikësuese”.

Por, gazetari i tërheqoi vëmendjen: “Besoj e dini se etika diplomatike, zakonisht do thotë se udhëheqësit e huaj nuk komentojnë mbi zgjedhjet në vendet e tjera. Por mesa duket ju vendoset se kjo cështje ishte më e madhe se ai protokoll…”

Rama u përgjigj se, nuk po flet për zgjedhjet e një vendi tjetër, por sipas tij është duke përsëritur atë që kanë thënë edhe zyrtarë të tjerë të Bashkimit Europian.

“Nuk komentova zgjedhjet, por bëra dicka që nuk eshte thene per here te pare”.

Por si ka ndryshuar retorika e Ramës?

Teksa sipas projeksioneve, Donald Trump është fitues i zgjedhje presidenciale duke siguruar votat e nevojshme nga kolegji zgjedhor, Rama ka vendosur ta urojë publikisht. Rama shprehet se ishte nder të punonte me Joe Biden, ndërsa theksoi se mezi po pret të punojë me Presidentin e 47-të të SHBA-ve.

“Urime Donald Trump për në këtë fitore të jashtëzakonshme🇺🇸 Ishte një nder i vërtetë të punoja së bashku me Presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara për të forcuar lidhjen midis dy vendeve tona.

Mezi pres privilegjin e madh të punoj me Presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm🇦🇱”, shkruan Rama, i cili ndoqi rezultatin e zgjedhjeve nga zyra e tij e Kryeminsitrisë.