zoom

Bota

Trump: Të vendosim flamuj kinezë te avionët tanë dhe të bombardojmë Rusinë

Së fundmi, ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka dhënë një ide lidhur me situatën Rusi-Ukrainë.

Sipas tij, amerikanët duhet të mbulojnë avionët luftarakë me flamuj kinezë dhe të sulmojnë Rusinë, duke thënë se kjo do t’i shtyjë rusët dhe kinezët të luftojnë njëri-tjetrin.

Duke iu drejtuar donatorëve kryesorë të Komitetit Kombëtar Republikan mbrëmë në New Orleans, Trump iu referua sërish luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

Ai parashtroi idenë se do të ishte mirë që SHBA-ja të maskonte avionët luftarakë F-22 me flamuj kinezë dhe të bombardonte “m… rus”, sipas një audio-regjistrimi të publikuar nga gazetari i Washington Post, Josh Dawsey.

“Dhe pastaj ne themi, Kina e bëri atë, ne jo. Pastaj ata fillojnë të debatojnë me njëri-tjetrin dhe ne ulemi e shohim”, shtoi Trump.

“Nën Bush, Rusia pushtoi Gjeorgjinë. Nën Obamën, Rusia pushtoi Krimenë dhe nën Biden, Rusia pushtoi Ukrainën. Unë mbeta i vetmi president i SHBA-së në shekullin XXI që Rusia nuk sulmoi askënd”, përfundoi ai.

Presidenti Trump u akuzua nga demokratët pas zgjedhjes së tij si president për lidhje me Rusinë. Sipas demokratëve, Moska kishte ndërhyrë në zgjedhje për të favorizuar Trump. /Zoom.al