Kamala Harris ka fituar bastionin e demokratëve në Nju Jork.
Nga ana tjetër, Donald Trump ka fituar Dakotën Veriore dhe Jugore së bashku me Luizianën dhe Uajomingun.
Deri më tani, Kamala Harris ka 99 vota elektorale, ndërsa Trump ka 177 vota elektorale.
Secilit kandidat i duhen 270 vota elektorale për të fituar presidencën.
Miliona amerikanë votuan të martën e 5 nëntorit 2024, për të vendosur fituesin/en mes zv/presidentes Kamala Harris dhe ish-presidentit Donald Trump./ Zoom.al