zoom

Aktualitet

Tropojë, 43 vjeçari vritet në lokal, 2 grupe të gatshme nisen nga Shkodra për arrestimin e autorit

Një 43 vjeçar është vrarë në fshatin Dojan të Tropojës. Nga informacionet e para ngjarja është shënuar rreth orës 13:40, në një lokal të fshatit.

Dyshohet se shtetasi F. M., rreth 35 vjeç, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. D., rreth 43 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të DVP Kukës, specialistët e Hetimit të Krimeve, dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.