Aplikacion
Menjëherë forca të shumta policia kanë shkuar në vendin e ngjarje ku është konstatuar një 25-vjeçar i pajetë në makinë. Nga këqyrja paraprake mësohet se i i riu ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit. Nuk është përcaktuar ende nëse e kanë qëlluar apo është vetvrarë.
“Më datë 21.08.2021, rreth orës 07:35, në aksin rrugor Vlorë-Babicë, në rrethana ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete brenda në automjet, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 25 vjeç, dyshohet se ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, bën me dije policia.