Aplikacion
Mediat gjermane raportojnë se mbrëmjen e së hënës 33-vjeçari shqiptar ka shkuar në shtëpinë e ish-gruas së tij dhe e ka goditur disa herë me thikë.
Pavarësisht ndihmës së menjëhershme të ekipit të emergjencës të cilët u njoftuann nga fqinjët, 30-vjeçarja nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
E gjitha ngjarja ka ndodhur në sy të tre fëmijëve të mitur të moshës 3,4 dhe 6 vjeç.
Autori i krimit ka tentuar të arratiset drejt Maqedonisë së Veriut pas ngjarjes, por është arrestuar nga forcat e policisë në afërsi të Würzburg.
Mediat raportojnë gjithashtu se 33-vjeçari njohej për dhunë e vazhdueshme në familje, ish-bashkëshortja e tij kishte amrrë dhe urdhër mbrojtjeje.
Kasacioni në Itali fundos kriminelët: Përgjimet e SKY ECC mund të përdoren si prova