Aplikacion
Valteri pretendon se pas prangosjes së Metës, persona të tjerë e kanë kërcënuar atë jashtë.
Ai shtoi se në qeli Meta mund të bashkëpunojë me eksponentë të krimit për të marrë hak ndaj njerëzve jashtë.
“Ilir Meta është prapa hekurave. Nuk është kërcënim për disa njerëz jashtë, por frikën e ka. Milionat që përdor Ilir Meta, që i ka nëpër biznese dhe i përdor me grupet kriminale brenda burgjeve, do të marrë hak për njerëz që e kanë çuar atje.
Unë jam një nga ata njerëz që në mënyrë të tërthortë jam kërcënuar pas arrestimit të tij, pavarësisht se mua nuk ma ndjen, por di të them se njerëz tërthorazi më kanë thënë: Ki kujdes se ai do të marrë hak te ty.
Bashkimi i Metës me banda kriminale, të cilët janë dënuar me burgim të përjetshëm, mund të sjellë dëme të konsiderueshme kolaterale në jetë njerëzish jashtë, gjatë kohës kur ai është në burg.
Ilir Meta nuk ka se çfarë humbet. Ilir Meta pa pushtet dhe pa para është i humbur. Ai nuk është as tërheqës, as i bukur, s’ka as shumë, as kushërinj, nuk ka asnjë miq. Ai ka qenë pronari i korporatës dhe ka paguar gjithkënd për shërbimin. E gjithë borderoja do të shkojnë të japin llogari para drejtësisë”, u shpreh Valteri në A2.
Halit Valteri kallëzoi në SPAK në qershor 2022, Ilir Metën, i cili asokohe ishte president, për paratë e lobimit të LSI në SHBA.
“Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Korenë e Veriut në këmbim të forcave të saj”