zoom

Aktualitet

Trondit Arjan Curri: Stërgjyshi i Pëllumb Metës ka vrarë 100 burra

Të dhëna tronditëse dolën në pah për familjen Meta, e shumëpërmendur pasi tre fëmijët vranë dhe groposën babanë e tyre.

Duke u përpjekur për të zbardhur më shumë detaje që të çojnë drejt motivit të vrasjes në Shënavlash të Durrësit, gazetarët dhe anaalisti Arjan Curri në “Top Story” ranë dakord në një pikë: Karakteristikë e familjes Meta ndër vite ishte dhuna dhe vrasja konsiderohej një ngjarje normale.

Glidona Daci: Po më shkruajnë që familja e Pllumbit ka shumë vrasje mbi kurriz, qoftë brenda fisit, qoftë në shenjë hakmarrjeje, Familja e Blerinës edhe familjarë të tjerë të tyre e kanë të trashëguar ftohtësinë e vrasjeve. Djali me motrën dhe nënë e kanë bërë historinë si aksidentale. Kanë lidhje farefisnore.

Dorjana Bezat: Njihen që kanë histori vrasjeje brenda familjeve.

Glidona Daci: Janë ndër vite, por në zonë njihen si familje “Methhajdari”, xhaxhai i Pëllumbit ka vrarë djalin, por edhe në shenjë hakmarrje. Pllumbi dikur dhunonte prindërit dhe kanë jetuar me vëllain tjetër, me të cilin Pëllumbi.

Arjan Curri: Stërgjyshi i Pëllumb Metës ka vrarë 100 burra në atë zonë.

Dorjana Bezat: Mamaja e Blerinës fliste për vrasje fëmijësh, makrabitete, ngjarje të viteve 80’, pretendonte që kunatat i kishin vrarë dy vajza, që vjehrra i hante fëmijët sapo i lindte. Burri i saj ishte 80 vjeç dhe thoshte se e tradhtonte. Këto karakteristika i kishte edhe Blerina, edhe pretendonte se Pëllumbi e tradhtonte”. Kur unë shkova për ta marrë në intervistë, ajo më tha pse erdhe se nuk është ndonjë gjë e madhe. Edhe unë vrava në 2010, por nuk më erdhi gazetar te dera, më tha.