zoom

Lajme

Trondit aktorja e njohur! Publikon fotot e dhunës nga ish-partneri (E nxirë në trup dhe me hundë të thyer)

  1. Aktorja e njohur argjentinase, Laura Vignatti ka qenë viktimë e dhunës fizike nga ish-partneri i saj.

Këtë periudhë të errët dhe të vështirë të jetës së saj e ndau me ndjekësit vetë aktorja në Instagram, për t’iu bërë thirrje të gjithë vajzave dhe grave që të mos e tolerojnë dhunën dhe ta denoncojnë.

Laura tregon se ajo vetë ka përjetuar momente të tmerrshme dy vite më parë, por shton se gjeti forcën brenda vetes për t’ja dalë.

 

“Kanë kaluar 2 vite, 2 muaj dhe 14 ditë që kur u arratisa nga ferri ku ndodhesha. E privuar nga liria ime, e dhunuar fizikisht, psikologjikisht, ekonomikisht dhe në çdo formë të mundshme. E vetmja gjë që i mungonte këtij psikopati ishte të më vriste.

Thyerje e hundës, çarje brinjësh, goditje në të gjithë trupin deri në pikën që isha dobësuar aq shumë sa dukeshin kockat. Më shumë se 12 kg më pak. Flokë të shkulura. E shkatërruar në çdo aspekt. Pa gjetur më kuptim në jetë. Dhe aq shumë të tjera që mund të numëroj, por do të më duheshin orë të tëra… Ishte si të isha një zombi, as më shumë e as më pak… (këto foto janë nga momenti kur u arratisa, vetëm 5% e asaj ku kisha arritur).

Megjithatë, një forcë e dalë nga thellësia e shpirtit tim më bëri të ecja përpara dhe të mos rrëzohesha më shumë.

Sot,në muajin mars, është një muaj që më kujton forcën që kemi si gra, rëndësinë e mbështetjes së vërtetë mes nesh… sepse nuk mjafton vetëm të postojmë diçka në rrjete sociale, por duhet të ndërgjegjësohemi dhe të ndihmojmë realisht kur kemi mundësinë.
Secila prej nesh mund të ndodhet në një situatë të tillë, madje edhe më keq. Prandaj, SOT ju kërkoj burrave dhe grave që të reflektojmë, të kuptojmë, të tregojmë empati, të dëgjojmë dhe të jemi aty për ata që na kanë nevojë.

Dhe mbi të gjitha, të DINI se GJITHMONË MUND T’JA DALIM MBANË. Mund ta kthejmë një film horror në një histori force dhe mbijetese. NE JEMI TË FORTA! SHUMË TË FORTA. Dhe nëse unë ia dola, TI MUNDESH PO ASHTU. Nuk duhet të ndihesh në siklet apo me turp. Duhet të ndihesh KRENARE që mund ta tregosh dhe të ndihmosh të tjerat”, ka shkruar Laura Vignetti.

Ndër të tjera Laura ka postuar dhe një foto të ish-partnerit të saj, të cilin e akuzon për dhunën e ushtruar.