zoom

Slider

Triumfi i Shqipërisë bën jehonë në mediat prestigjioze evropiane…

Fitorja e Shqipërisë me shifrat 3-0 në “Air Albania” kundër Çekisë ka bërë jehonë në mediat evropiane.

Me fjalë të mëdha për kombëtaren e Sylvinho-s, shkruan Sportmediaset.

“Apoteoza për Shqipërinë e italianëve, me Asllanin dhe Ramadanin titullarë dhe Gjimshitin kapiten. 3-0 kundër Çekisë dhe marrin kryesimin e Grupit E me 13 pikë,”- thuhet në artikullin e prestigjiozes italiane, që e cilëson eurogol rrjetën e anësorit Asani.

Gazzetta Dello sport, shkruan: “Shqiptarët e Italisë vazhdojnë të mahnisin. Të përkushtuar në ndeshjen ndaj Çekisë, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Ramadani, Bajrami dhe Asllani ishin titullar dhe kontribuan në fituan 3-0”.

Ndërkohë “Flashscore News”, shkruan: “Trajneri i Shqipërisë Sylvinho shikon kualifikimin në Europian pas fillimit të ëndrrave. Seferi i siguron Lokomotivës realitet të egër…”.

Zhgënjimi është i madh në Çeki dhe Poloni.

“Shqipëria po bën në këtë grup atë që duhej të bënte kombëtarja e Polonisë. Respekti është i merituar,”- ka shkruar gazetari Jakub Severin i “Sport.pl”. /zoom.al/