zoom

Aktualitet

Tritoli në Elbasan/ Burri iu bë “pentito”, Xhovana kërcënonte Nuredin Dumanin në TikTok (video)

Një atentat që shënjestronte banesën e lezhjanes Xhovana Nikolli u bë mbrëmjen e djeshme në Elbasan.

Ndonëse nuk është zbardhur ende nëse tritoli i vënë nën derë synonte Nikollin apo pronarin e banesës (Nikolli banonte me qira), për vajzën, bota e krimit nuk ishte e huaj.

Xhovana tërhoqi vëmendje në media pak muaj më parë, kur i shkoi me fustan nusërie, të dashurit të saj në burgun 313 në kryeqytet, për të festuar 2 vjetorin e lidhjes së tyre, që siç ka treguar vetë e reja, ka nisur gjatë kohës kur ai ka qenë i martuar me një tjetër vajzë.

@giovanna_nikolli #fy #😈 @holtaramadani ♬ Martesa jonë – Remastered 2023 – Irma Libohova

Në një tjetër video, Giovanna mundësoi ngritjen e një droni pranë burgut të sigurisë së lartë, vetëm për të filmuar partnerin në ambientet e ajrimit. E ndoshta për shkak të një komunikimi të pandërprerë, ai e dinte që personi që priste ta shihte nga ana tjetër e kamerës ishte e dashura e tij, ndaj dhe buzëqesh dhe e përshëndet me dorë

I dashuri i Xhovanës, njohur dhe si “shkodrani”, është tashmë një i penduar i drejtësisë, por dikur ishte vrasës me pagesë.

Amarildo Nikolli u arrestua në Vlorë verën e shkuar, teksa lëvizte me armë me silenciator dhe gati për qitje. Ende pa u konfirmuar, dyshohej se Nikolli do të ekzekutonte Inez Hajrullën për llogari të Sokol Sinamatajt.

Amarildo dhe Xhovana

Por Amarildo nuk është i vetmi “pentito” që njeh Xhovana. Pak ditë më parë, në një video-live në TikTok lezhjanja i “bëri thirrje” Nuredin Dumanit “të mbante dashnoren”, teksa e kërcënonte se mund t’i shkaktonte dëme që Nuredini dhe e dashura e tij nuk ia kishin idenë.

“O Nuredin Dumani të bëj thirrje ta mbash dashnoren tënde ti, se po ta kapa këtu nëpër Itali se ke idenë ça mund t’i bëj….”, thotë Xhovana në video.

Nuk vonoi shumë dhe Xhovanës i shpërtheu dera e shtëpisë në 4 të mëngjesit.

 

@histori.legjenda joqnews Xhovana Nikolli ishte shënjestra e një atentati me eksploziv në Elbasan, që rezultoi në plagosjen aksidentale të një qytetari të pafajshëm. Nikolli, së bashku me nënën e saj, ishte larguar nga Lezha dhe ishte vendosur në Elbasan. Dyshohet se incidenti ka ndodhur, pasi Xhovana Nikolli publikoi një video ditën e djeshme, ku përmendte Nuredin Dumanin dhe i bënte thirrje që të ‘mbante’ dashnoren e tij, duke thënë se kishte probleme serioze me të. Por kush është Xhovana? Xhovana është e dashura e Amarildo Nikollit, shumë e njohur në rrjetet sociale dhe shpesh ka tërhequr vëmendjen për jetën e saj luksoze. Ndërsa Amarildo Nikolli, është një personazh i njohur në botën e krimit. Ai është arrestuar në gusht të vitit 2023 në Vlorë, ku kishte shkuar për të ekzekutuar “të fortin” e qytetit bregdetar, Inez Hajrullën. Pas arrestimit Amarildo Nikolli u bë bashkëpunëtor i drejtësisë. Ai është arrestuar bashkë me dy persona të tjerë dhe po vuan dënimin në burgun “313”. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me Xhovanës dhe Nuredin Dumanit, të cilin ajo e ka përmendur ditën e djeshme. Ajo që dimë është se e reja është shënjestra e atentatit dhe fatkeqësisht ka mbetur i plagosur një person i pafajshëm. #historidhelegjenda ♬ original sound – HISTORI DHE LEGJENDA 🪶