Aplikacion
Policia ka sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë në zonën ku banonin prej dy muajsh me qira motrat Nikolli.
Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, është vënë re një person duke lëvizur në zone, në orën kur ka ndodhur shpërthimi me tritol.
Autori i dyshuar, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur, rezulton me precedentë të mëparshëm kriminalë.
Alda Nikolli ka pranuar se për një periudhë 2-mujore ka qenë në një marrëdhënie me Nuredin Dumanin, ndërsa pas ngjarjes, ajo dhe motra e saj e akuzuan të penduarin e drejtësisë se porositës për të vendosur tritolin ka qenë ai.