Aplikacion
Ende janë të paqarta shkaqet e këtij incidenti të rëndë.
Por bie në sy fakti se imazhi i “Organizatës Politike”, që nuk arriti të bindte asnjë në zgjedhjet paralementare, konfliktohet edhe me të vëllanë.
Madje në një konflikt aq të fortë, sa për zgjidhjen e tij, i vëllai ka menduar të përdorë lëndë eksplozive. Duke parë këto zhvillime Elton Debreshi do të duhej së paku të deklaronte publikisht edhe arsyet që qëndrojnë pas kësaj ngjarje të rëndë, që fatmirësisht përfundoi pa dëme në njerez.
Ai ua ka borxh këtë të paktën atyre që tentoi t’u merrte votën më 25 prill duke u shfaqur si një politikan ndryshe. /Zoom.al
Njoftimi i policise:
Zbardhet ngjarja e ndodhur mesnatën e datës 27.08.2021, ku automjetit të shtetasit Elton Debreshi, iu vendos një sasi e vogël lënde plasëse.
Vihet në pranga autori i dyshuar.
Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mesanatën e datës 27.08.2021, falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë nën drejtimin e Prokurorisë, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes, dhe si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi:
A. D., 29 vjeç, banues në Bulqizë, pasi ky shtetas dyshohet se është autori i vendosjes së lëndës plasëse në automjetin tip ‘Mercedez Benz’, në pronësi të vëllait të tij shtetasit E. D.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”; “Mbajtja pa leje e lëndëve plasëse” dhe Deklarim i rremë para oficerit të policisë gjyqësore”.