zoom

Aktualitet

Tritol dyqanit, pronarja kishte vetëm 4 muaj që kishte hapur. Ja për çfarë dyshon policia

Detaje të reja dalin në dritë nga shpërthimi në dyqanin e kozmetikës gjatë natës në Tiranë.

Ngjarja ndodhi në zonën e ‘Sheshit Willson’.

Nga shpërthimi i fuqishëm ka pasur dëmtime edhe në katin e dytë të pallatit të banuar.

Sasia e tritolit që ka shpërthyer ka qenë rreth 50 gramë, ndërsa ai është ndjerë në gjithë lagje përreth, duke alarmuar të gjithë banorët.

Ndërkohë, pronarja e dyqanit kur është marrë në pyetje ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt me njeri.

Mësohet se shtetasja me inicialet E.P., nga Laçi, kishte vetëm 4 muaj që kishte marrë me qira dyqanin dhe kishte hapur aktivitetin e saj.

Grupi hetimor dyshon që sasia e tritolit të jetë vendosur për shkak të konkurrencës, por nuk përjashtohet mundësia e ndonjë konflikti tjetër.