zoom

Aktualitet

Tritan Kalo largohet nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Denoncoi disa herë propagandën

Mjeku i njohur Tritan Kalo është larguar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Largimi i tij në fakt nuk është suprizë, por është një goditje e fortë e propagandës që është bërë me këtë komitet nga qeveria. Ai është përdorur vazhdimisht nga kryeministri Edi Rama si mburojë për vendimet e marra prej tij dhe që kreu i qeverisë ia faturonte komitetit. Mjeku Kalo e kishte shprehur këtë edhe në postimin e fundit të tij në Facebook, ku thoshte se ishte qeveria ajo që i merrte vendimet dhe jo komiteti.

Kalo ka shprehur shpesh kundërshti me politikat e ndjekura nga qeveria dhe komiteti përsa i përket menaxhimit të pandemisë.

Ai u vu përballë propagandës që në nisje të pandemisë kur denonconte mungesën e mjeteve mbrojtëse për mjekët e infektivit.

Me largimin e tij Kalo provon se sa e padurueshëm është bërë përdorimi politik i komitetit të ashtuquajtur të ekspertëve nga qeveria.