Aplikacion
MIE thotë se pagesa do të jetë 2.1 euro pa TVSH ose këmbyer në lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, ditën e hapjes së sistemit të pagesave.
Deri në nisjen e këtij procesi, kompania do të kryejë në segmente të ndryshme kohore, testime të kufizuara të sistemit të pagesës, për të kolauduar sistemin dhe aftësinë përpunuese të stafit. Lidhur me orarin e këtyre testimeve publiku do të njoftohet 24 orë më përpara.
“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve gjatë fazës së kolaudimit, pasi ky aks rrugor u hap përpara afatit për t’i dhënë frymëmarrje qarkullimit dhe për të lehtësuar trafikun në akset e veriut si dhe për të ndihmuar qytetarët që qarkullojnë në këto akse”, thuhet në njoftimin e MIE.
Moderatori i BBV kërcënohet me jetë nga familjari i banorit: Do hajë plumbin, do e paguajë me jetë