Aplikacion
Tregu i kriptomonedhave është përballur me shumë “stuhi” gjatë verës, dhe një ndër më të mëdhatë ishte rritja e kontrollit nga qeveria kineze që detyroi shumë kompani të mbyllen ose të zhvendosin operacionet në vende të tjera. Kjo ishte arsyeja kryesore, që rrëzoi bitcoin poshtë 30 mijë dollarëve. Ndërkohë, Senati amerikan miratoi një projektligj të infrastrukturës javën e kaluar, por pa përfshirë ndryshimet e propozuara mbi taksimin e kriptovalutave.
Kjo u pa si një goditje për komunitetin e monedhave dixhitale, por disa të tjerë thanë se tregoi që qeveria amerikane po e merr seriozisht këtë industri. Tashmë, analistët parashikojnë se bitcoin mund të rritet më tej drejt 55 mijë dollarëve, por nuk përjashtohet edhe një tërheqje domethënëse pranë 30 mijë dollarëve. Gjithsesi, analistët janë besimplotë se, pavarësisht luhatjeve, rruga e bitcoin drejt 100 mijë dollarëve ka filluar. Klevis Llaha-Scan