zoom

Aktualitet

Tre të plagosur me armë gjatë natës në Tiranë, mes tyre edhe një grua. Ngjarja ndodhi në një…

Tre persona përfunduan të plagosur me armë zjarri gjatë natës në spital në kryeqytet, teksa policia nisi menjëherë hetimet. mes të plagosurve është edhe një grua 36-vjeçare.

Paraprakisht njoftohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë një feste ku të dëmttuarit merrnin pjesë dhe është shkrepur arma për të shoqëruar këto festime. Por nuk përjashtohet edhe një grindje e çastit e ndikuar nga avujt e alkoolit, që ka denigruar edhe në krim. Grupi hetimor po mbledh dëshmitë, po kryen këqyrje dhe ekspertizë balistike, si dhe po verifikon pamje filmike të jmundshme, për të vlerësuar nëse dëshmitë dhe alibitë qëndrojnë.

“Më datë 23.07.2024, rreth orës 01:35, janë paraqitur në një spital privat, për ndihmë mjekësore, shtetasit E. P., 36 vjeçe, A. P., 36 vjeç, dhe D. P., 34 vjeç, me dëmtime të shkaktuara dyshohet nga armë zjarri. Këta shtetas, rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm, kanë qenë duke festuar së bashku me persona të tjerë nga rrethi i tyre shoqëror dhe familjar, në një lokal në Rrugën e Kavajës.

Nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit E. E., 32 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas dyshohet se aksidentalisht, me një armë zjarri të cilën e mbante pa leje, ka bërë një shkrepje të pavullnetshme, dhe si pasojë e saj janë dëmtuar shtetasit e mësipërm”, tha policia.

Teksa ka nisur edhe procedimi penal për autorin e ngjarjes, që për pak sa nuk shkaktoi tragjedi. Shtetasit D. P., dhe A. P., pas marrjes së ndihmës mjekësore janë larguar për në banesë, ndërsa shtetasja E. P., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

“Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti dhe kapjen e shtetasit E. E.”, sqaron policia në njoftimin zyrtar. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura