Aplikacion
Gjatë paradites, në Qafë Pllocë, automjeti përplasi një person që udhëtonte me biçikletë.
Ky i fundit mbeti i plagosur, por është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, në mbikalimin e Patokut u plagosën tre persona të tjerë, kur dy automjete u përplasur me njëri-tjetrin.
Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
I plagosur në aksident këtë të hënë mbeti edhe një 76-vjeçar nga Përmeti. Ai po udhëtonte me makinë në aksin Ura e Leklit-Çarçovë, kur humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga.
“Si pasojë është dëmtuar lehtë 76-vjeçari, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër”, njoftoi policia.
Protesta në Koçan/ Qytetarët kërkojnë drejtësi dhe llogaridhënie për zjarrin tragjik