zoom

Bota

Trazira të mëdha në Romë, emigranti vret veten në Qendrën e Riatdhesimeve

Trazirat në qendrën e paraburgimit të riatdhesimit Ponte Galeria në Romë, ku një emigrant 22-vjeçar u gjet i vdekur, ndërsa dyshohet se u vetëvra.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së dielës, duke ndezur edhe revoltat.

Disa të strehuar në këtë qender riatdhesimesh u përpoqën të thyenin një derë hekuri, hodhën gurë në drejtim të stafit dhe tentuan t’i vënë flakën një makine.

Të plagosur kanë mbetur dy karabinierë dhe një ushtar i Ushtrisë. Më pas situata u kthye në normalitet.

Në protesta morën pjesë rreth gjashtëdhjetë persona që ishin akomoduar në këtë qendër. /ZOOM.AL/