Aplikacion
Pavarësisht heqjes së masave shtrënguese, në pjesën më të madhe ky sektor nuk ka arritur që të tejkalojë nivelet e 2019.
Transporti hekurudhor, ajror dhe detar i pasagjerëve mbeten poshtë niveleve para pandemisë.
Volumi i mallrave në porte për muajin Dhjetor 2021 është rritur me 4,6 %, krahasuar me Dhjetor 2020.
Në vitin 2021, volumi i mallrave të ngarkuara/ shkarkuara në porte është rritur me 13,2 %, krahasuar me vitin 2020. Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është rritur me 8,6 %, krahasuar me vitin 2019 sipas INSTAT.
Ndërkohë në muajin Dhjetor 2021, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë ka rënë ndjeshëm duke u ulur me 40,4 %, krahasuar me Dhjetor 2020.
Në vitin 2021, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është ulur me 3,5 %, krahasuar me vitin 2020. Edhe pse masat shtrënguese kanë rënë, krahasuar me vitin 2019, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është ulur me 41,5 %.
Në muajin Dhjetor 2021, volumi i mallrave të transportuar me ajër është rritur 11,1 %, në krahasim me Dhjetor 2020.
Në vitin 2021, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 2.035,8 ton duke u rritur me 13,3 %, krahasuar me vitin 2020. Edhe në këtë rast, krahasuar me vitin 2019, volumi i mallrave të transportuara me ajër është ulur me 14,2 %.
Në Dhjetor 2021, numri i fluturimeve të kryera është rritur 2,3 herë, në krahasim me muajin Dhjetor 2020.
Në Dhjetor 2021, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është 59.100 pasagjerë. Krahasuar me Dhjetor 2020, ky tregues është rritur 71,7 %. Në vitin 2021, kanë udhëtuar me linjë detare 862.757 pasagjerë, duke u rritur me 2,3 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Krahasuar me vitin 2019, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linjë detare është ulur me 45,2 %.
Në muajin Dhjetor 2021, transporti ajror i pasagjerëve zë 81,9 % të transportit gjithsej. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në Dhjetor 2021 është rritur me 3,2 herë, krahasuar me Dhjetor 2020. Në vitin 2021, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është rritur me 2,2 herë, krahasuar me vitin 2020. Krahasuar me vitin 2019, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linjë ajrore është ulur me 12,3 %.
Eksportet/importet e mallrave sipas mënyrës së transportit
Në Dhjetor 2021, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 119,7 mld lekë dhe 45,7 % e tyre u transportua me det. Në vitin 2021, 48,2 % e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) u transportua me det. Në vitin 2019, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 947,9 mld lekë dhe 51,8 % e tyre u transportuan me det.
Eksportet e mallrave
Në Dhjetor 2021, mallrat e eksportuara me det zënë 58,2 %, me rrugë 37,4 % dhe me ajër 0,4 %. Mallrat e eksportuara me rrugë në Dhjetor 2021 janë rritur me 21,7 %, krahasuar me Dhjetor 2020.
Në vitin 2021, mallrat e eksportuara me det zënë 54,9 %, me rrugë 38,8 % dhe me ajër 0,4 %. Mallrat e eksportuara me rrugë janë rritur 20,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Krahasuar me po të njëjtën periudhë të vitit 2019, mallrat e eksportuara me rrugë janë rritur 21,1 %.
Importet e mallrave
Në Dhjetor 2021 mallrat e importuara me rrugë zënë 42,0 %, me det 41,2 % dhe me ajër 2,8 %. Mallrat e importuara me rrugë në Dhjetor 2021 janë rritur me 20,6 %, krahasuar me Dhjetor 2020.
Në vitin 2021, mallrat e importuara me rrugë zënë 45,1 %, me det 45,6 % dhe me ajër 3,6 %. Mallrat e importuara me rrugë janë rritur me 22,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Mallrat e importuara me rrugë janë rritur me 26,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.