zoom

Sport

Trajneri Sylvinho i dërgon ftesë për ndeshjen me Poloninë ish-sulmuesit të Tiranës

Sulmuesi Taulant Seferi është përzgjedhur nga trajneri Sylvinho për të qenë pjesë e ekipit në ndeshjen e parë ndaj Polonisë në kualifikueset e kampionatit Euro 2024.

 

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi i tij, Vorskla Poltava në Ukrainë. Pas performancave të shkëlqyera, ish-sulmuesi i Tiranës do të ftohet sërish në Kombëtare ku do të ndihmojë kuqezinjtë të arrijnë objektivin e kualifikimit. /zoom.al/