Aplikacion
Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se një 40-vjeçar ka humbur jetën, teksa e kanë zënë poshtë inertet e një objekti në ndërtim.
Njoftimi:
Tiranë – Më datë 01.11.2022, në rrugën “5 Maji”, në një objekt në ndërtim e sipër, kanë rënë materiale inertesh duke zënë poshtë punëtorin e objektit, shtetasin V. L., rreth 40 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes