zoom

Aktualitet

Tragjike në Pukë/ 34-vjeçari përfundon në humnerë , gjendet trupi i pajetë

Një 34-vjeçar nga Puka humbi jetën pas një aksidenti të rëndë, ndërsa automjeti me të cilin udhëtonte përfundoi në humnerë, mbrëmjen e së shtunës.

Mungesa e komunikit, ngriti alarmin tek familjarët 34-vjeçarit të cilët njoftuan këtë të dielë policinë e shtetit.

Gjatë kontrollit të rrugës paraditen e sotme, në vendin e quajtur “Laku i Qershisë”, në një rrugë dytësore që të çon në fshatin Berishë, rreth 50 metra poshtë rrugës është gjetur i pajetë shtetasi G.K.

Dyshohet se 34-vjeçari, duke u kthyer me automjet për në banesë, si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.