zoom

Aktualitet

Tragjike në Greqi – Përplaset familja shqiptare, vdes gruaja. Vajza dhe burri në gjendje kritike

Një aksident tragjik u regjistrua në Greqinë fqinje, ku u përfshi një familje shqiptare.

Automjeti me të cilin udhëtonte familja shqiptare u përplas dhe për pasojë, humbi jetën gruaja e identifikuar si Ana Prifka.

Sipas mediave greke, të plagosur rëndë nga përplasja mbetën vajza 22-vjeçare dhe bashkëshorti i saj, Vasil Prifka.

Ky i fundit po drejonte mjetin në momentin që ndodhi aksidenti.

Babë e bijë po luftojnë për jetën në spital, ndërsa autoritetet greke po hetojnë për shkaqet e aksidentit.