Aplikacion
Po ashtu, sipas burimeve është konstatuar se ata kishin kaluar në overdoze droge. Hetimet do të qartësojnë në vijim edhe se çfarë lloji droge kishin konsumuar si dhe sasinë. Por, paraprakisht dyshohet të ketë qenë kokainë, sasia e të cilës mendohet të ketë kaluar në overdozë.
Kujtojmë se 4 turistët, kishin lidhje familjare, pasi ishin çifti i bashkëshorteve, Nataliia Burenkova, 58 vjeçe dhe Sergei Burenkov, 60 vjeç si dhe vajza e tyre Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe burri i saj, Nikita Belousov, 37 vjeç.