zoom

Aktualitet

Tragjedi në Rubik të Lezhës! Humbin jetën nga Covid-19, tre pjesëtarë të një familjeje

Tre anëtarë të një familjeje kanë ndërruar jetë për shkak të Covid-19 brenda pak ditësh. Ngjarja ka ndodhur në Rubik, ku tre anëtarët e familjes Cara ishin prekur prej koronavirusit prej disa ditësh.

Për shkak të komplikacioneve nga Covid-19 kanë humbur jetën prindërit Hamit dhe Dushe Cara, si dhe djali i tyre i vetëm Arben Cara, 49 vjeç.

Fillimisht ka humbur jetën kryefamiljari Hamit Cara, 75 vjeç një ditë më pas djali Arbeni dhe më pas bashkeshortja e Hamitit, Dushe Cara, 73 vjeçe.