zoom

Bota

Tragjedi në Brazil, 7 të vdekur nga rrëzimi i një avioni

Shtatë persona kanë kanë humbur jetën në shtetin juglindor të Brazilit, Minas Gerais, kur avioni i vogël me të cilin po udhëtonin u rrëzua.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja avioni dyshohet se shpërtheu në ajër dhe u rrëzua rreth orës 10:30 të mëngjesit në qytetin e Itapeva.

“Zjarrfikësit gjetën shtatë persona të vdekur të cilët ishin në bordin e avionit”, tha departamenti në deklaratën e përditësuar.

Ekspertë të policisë civile të shtetit, së bashku me anëtarët e qendrës së hetimit dhe parandalimit të aksidenteve të aviacionit, po punojnë për të përcaktuar shkaqet e incidentit. /ZOOM.AL/