Aplikacion
Pamjet nga qyteza Greenfield shfaqin rrënimin e madh që ka shkaktuar tornadoja, shtëpi të bëra rrafsh me tokën dhe rrënoja gjithandej. Disa turbina të mëdha të erës u rrëzuan gjithashtu.
“Kjo tornado e ka shkatërruar një pjesë të madhe të kësaj qyteze”, tha Alex Dinkla, zëdhënës i policisë në Ajova. “Mund të konfirmojmë se ka shumë viktima nga kjo tornado”, shtoi ai. Dinkla nuk tregoi numrin e saktë të viktimave, dhe tha se numri nuk mund të dihet para të mërkurës.
Së paku dhjetëra njerëz në Greenfield, një qytezë me rreth 2.000 banorë, u lënduan nga stuhia, tha Dinkla. Për shkak se spitali i qytezës kishte pësuar dëme nga stuhia, të lënduarit u dërguan në spitalet e qytezave në afërsi për shërim. Guvernatorja e Ajovës, Kim Reynolds, tha se do ta vizitojë Greenfieldin të mërkurën.
“Derisa është shumë herët të dihet ndikimi i stuhisë, përgjigjet do të vijnë orët dhe në ditët në vijim”, tha ajo. Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-së kishte bërë disa paralajmërime për tornado për shumicën e Ajovës dhe për disa shtete në afërsi të martën. /ZOOM.AL/
Stadiumit 35 mln euro i prishet ekrani! Biletat deri ne 300€, por s’kane lekë as për një ekran