Aplikacion
Vendimi i tij për t’u rikthyer në parlament vjen 4 vjet pas dorëheqjes së tij nga mandati i deputetit në vitin 2021, një vendim që u mor pas presionit të ambasadës amerikane, e cila e shpalli atë “non grata” në vitin 2018.
Në prill të vitit 2021, Doshi dha dorëheqjen nga kandidimi dhe mandati i deputetit, duke i kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve zëvendësimin e emrit të tij në listën shumëemërore të PSD-së.
Duke parë qëndrimin e mëparshëm të ambasadës amerikane ndaj Doshit, ku vetë ambasadorja Kim tha në atë kohë se i kishte kërkuar kryeministrit Edi Rama ta dënonte kandidimin e Doshit, një kandidim i ri i tij për të hyrë në parlament mund të nxisë reagime të reja nga ana e ambasadës.
Megjithatë, ambasada e SHBA-së nuk ka pasur asnjë reagim deri tani. /Zoom.al