Aplikacion
Tom Doshi deklaroi se është marrë në pyetje lidhur me një takim në Rrogozhinë që ka bërë me një person që ishte në përgjim.
“Është normale të na thërrasë prokuroria. Kam bërë një takim në Rrogozhinë unë dhe personi që kam takuar ka qenë në përgjim. Kaq, a ke dijeni, pyetën”, tha ai pas daljes nga SPAK.
“A do të votoni për shkrirjen e SPAK?”, iu drejtuan gazetarët.
“Asnjëherë. E kam mbështetur reformën në drejtësi dhe deputetët tonë edhe sot, edhe në mandatin tjetër do ta mbështesin SPAK”, deklaroi Tom Doshi.
Por teksa kreu i PSD-së deklaroi se u mor në pyetje për një takim në Rrogozhinë, në fakt emri i Tom Doshi del në përgjimet e Sky Ecc në dosjen Metamorfoza.
Në përgjime, Bajrat flasin se Tom Doshi po pastron paratë e Durim Bamit në një hotel që po ndërton në Rinas.
Nuk është ende e qartë nëse Doshi është pyetur për këtë çështje, por burime të besueshme thanë për Zoom.al se të gjithë personat që dalin në dosjen “Metamorfoza” po hetohen, pasi kjo është një prej çështjeve më sensitive të SPAK.
Marrja në pyetje e Tom Doshit vjen vetëm pak ditë pasi ai deklaroi se do të kandidojë për zgjedhjet e 11 majit. Katër vjet më parë ai u tërhoq nga gara pas presionit të hapur të ambasadës amerikane. N√ atë kohë, një shkrim i rrjetit investigativ OCCRP raportoi se Doshi konsiderohej si kreu i një grupi të madh të trafikut të kokainës në Australi. /Zoom.al
Shërbimi sekret australian: Tom Doshi koka e një grupi të fuqishëm kriminal