zoom

Bota

Tmerr në Afganistan: Prindërit drogojnë fëmijët që të mos ndjejnë urinë

Afganistani nuk është më i njëjti që prej momentit kur talebanët morën pushtetin dhe ndaj vendit u vendosën sanksione të forta nga shtetet e tjerë.

Pas lajmeve të tmerrshme për shitjen e vajzave të mitura për shkak të varfërisë, ky është një tjetër fakt që tregon rinimin ku afganët janë zhytur. Prindërit theksojnë se kjo është e vetmja zgjidhje që ata të mbijetojnë.

“Fëmijët tanë vazhdojnë të qajnë dhe ata nuk flenë. Ne nuk kemi ushqim. Kështu që shkojmë në farmaci, marrim tableta dhe ua japim fëmijëve tanë që të ndihen të përgjumur” tha Abdul Wahab.

Ai jeton pak jashtë Heratit, qyteti i tretë më i madh i vendit, në një vendbanim me mijëra shtëpi të vogla balte që është rritur gjatë dekadave, të mbushura me njerëz të zhvendosur dhe të goditur nga lufta dhe fatkeqësitë natyrore, shkruan BBC.

Mjekët thonë se kur u jepen fëmijëve të vegjël që nuk marrin ushqimin e duhur, ilaçe të tilla mund të shkaktojnë dëmtim të mëlçisë, së bashku me një sërë problemesh të tjera si lodhja kronike, gjumi dhe çrregullime të sjelljes. Kudo njerëzit janë të detyruar të marrin masa ekstreme për të shpëtuar familjet e tyre nga uria. Edhe shitja e organeve për para nuk është asgjë e re në Afganistan, e cila ka ndodhur edhe para se talibanët të merrnin pushtetin.